// Bursa studimi të financuara në kuadër të EUROWEB+

Jeni të mirëpritur për të aplikuar për bursa studimi të financuara plotësisht në kuadër të të Programit EUROWEB të Bursave Erasmus Mundus!

EUROWEB+ është një program bursash të financuara nga Komisioni Evropian për studentët universitarë të niveleve master, doktoraturë dhe post-doktoraturë, si dhe për personelin universitar në pozicione akademike dhe administrative. Ky program bursash është një vazhdim i projektit EUROWEB të mëparshëm.

Programi i Bursave EUROWEB+ është i hapur për shtetasit e përzgjedhur nga vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të cilët duan të studiojnë ose punojnë në një nga institucionet partnere (shih informacionin mbi Aplikantët).

Objektivi i përgjithshëm i programit EUROWEB + është të krijojë një partneritet solid në fushën e kërkimit dhe edukimit i cili do të forcojë lidhjet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Thirrja e katërt për aplikime është hapur më 1 nëntor, 2016, për 21 studentë të nivelit Bachelor dhe 21 studentë të nivelit Master, të gjitha për një periudhë rreth 6-10 muaj, me nisjen e programit në semestrin e vjeshtës 2017 ose pranverës 2018. Disa pozicione do të jenë gjithashtu në dispozicion për ata të cilët vazhdojnë studimet PhD dhe postdoktoraturë.

Për më tepër info mbi programin dhe aplikimet klikoni në linkun http://www.mrtc.mdh.se/eurowebplus/