// EIDHR
European Instrument for Democracy and Human rights (Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut) ka nisur në vitin 2006 si pasuesi i Programit të Iniciativës Evropiane për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut 2000-2006.
Duke nisur prej vitit 2007, nëpërmjet EIDHR, BE-ja ka mbështetur veprimin qytetar për të drejtat e njeriut çdo vit me rreth 600,000 €. Për të nxitur respektimin e të drejtave të njeriut gjatë 5 vitet e fundit BE-ja ka mbështetur përmes instrumenteve të ndryshme financiare Organizatat Jo-Qeveritare me rreth 13 milionë Euro financime për mbi 100 projekte. Këto projekte përfshijnë një gamë të gjerë sektorësh që nga të drejtat e njeriut, përfshirja sociale, media, drejtësia, mjedisi, dhe mbështetja për grupet e cënuara.
EIDHR mundëson që BE-ja të sigurojë më shumë mbështetje për zhvillimin e shoqërive civile në ngritje e sipër dhe rolin e tyre specifik si aktorë kyç për ndryshim pozitiv në mbështetje të të drejtave të njeriut si dhe ofron më shumë mbështetje për mekanizmat ndërkombëtare dhe rajonale të cilat promovojnë një sistem demokratik. Mbështetje jepet edhe nëpërmjet kryerjes së misioneve të vëzhgimit të zgjedhjeve, duke pasuar me rekomandimet e tyre dhe përmirësimin e proceseve demokratike dhe elektorale. EIDHR është projektuar për të ndihmuar shoqërinë civile për t'u bërë një forcë efektive për reforma politike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Duke u bazuar në forcën e saj kryesore, e cila është aftësia e të vepruarit pa nevojën për miratimin e qeverisë pritëse, EIDHR është në gjendje të përqëndrohet në çështjet e ndjeshme politike dhe qasjet inovative dhe të bashkëpunojë direkt me organizatat lokale të shoqërisë civile të cilat duhet të ruajnë pavarësinë nga autoritetet publike, duke mundësuar fleksibilitet të madh dhe kapacite në rritje për t'iu përgjigjur ndryshimit të rrethanave.
Në mënyrë specifike objektivat e EIDHR vënë një theks të fortë mbi:
- Përkrahjen e fuqishme për rolin shoqërisë civile, duke përfshirë një referencë të veçantë ndaj bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile, autoriteteve lokale dhe institucioneve shtetërore përkatëse.
- Sigurimin e të drejtave për çdo grup vulnerabël (pakicat kombëtare, etnike, fetare dhe gjuhësore, gratë, lezbiket, homoseksualët, biseksualët, transeksualët e LGBT si dhe njerëzit indigjene)
- Një theks të fortë mbi të drejtat ekonomike dhe sociale
EIDHR ka mbulim në mbarë botën duke vepruar kudo jashtë BE-së në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Ky program vepron në vëndet ende të pazhvilluara apo në zhvillim e sipër por gjithashtu mund të përfshijë edhe shtetet anëtare të BE-së nëse rastet kur përfshirja e tyre është e rëndësishme për nevojat e vendeve të treta. Programi ndahet në ‘EIDHR CBSS’ (Country Based Support Scheme) për thirrje lokale dhe ‘EIDHR Global’ per thirrje globale.
Vëndet përfituese: Mbulim Ndërkombëtar
Për më tepër klikoni këtu