// Ftesë për Pjesëmarrje - Eventi i Lançimit të Thirrjes së Dytë për projekt-propozime në kuadër të Programit Interreg Adriatiko - Jonian (ADRION)

  • Posted on: 3 April 2018
  • By: admin

Në vijim të njoftimit për shpalljen e Thirrjes së Dyte për Projekt-Propozime të Programit Interreg Adriatiko-Jonian (ADRION) ju bëjmë me dije se  Eventi i Lançimit te Thirrjes do të zhvillohet ditën e mërkurë më datë 11 Prill 2018, në ambientet e Hotel Tirana International, në Tiranë.  

Eventi do të fillojë në orën 10.00 dhe parashikohet të zgjasë deri në orën 14:45. 

Draft Axhendën e këtij evenimenti mund ta shkarkoni këtu.  

Ky event do të shërbejë jo vetëm si një forum informues mbi thirrjen për të gjithë të interesuarit, por gjithashtu edhe si një mundësi mjaft e mirë për vendosjen e kontakteve dhe krijimin e partneriteteve të mundshme në kuadër të kësaj thirrjeje. 

Të interesuarit për të marrë pjesë në këtë event, mund të regjistrohen nëpërmjet linkut te mëposhtëm: 

http://www.adrioninterreg.eu/index.php/2018/03/29/online-registration-open-now-tirana-2nd-call-for-proposals-priority-axis-2/