// IPA I (2007 -2013)
Për të mundësuar në mënyrën më efikase të mundshme arritjen e objektivave të secilit vend gjatë procesit të para aderimit IPA I është projektuar për të siguruar ndihmë financiare përmes pesë shtyllave (të njohura ndryshe si "komponentë"):
- Komponenti I (Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritjes Institucionale).
- Komponenti II (Bashkëpunimi Ndër-kufitar)
- Komponenti III (Zhvillimi Rajonal)
- Komponenti IV (Zhvillimi i Burimeve Njerëzore)
- Komponenti V (Zhvillimi Rural).
Gjate perspektivës IPA I (2007-2013), Shqipëria ka përfituar rreth 594 milion Euro fonde dhe ka marrë pjesë në shtatë programe bashkëpunimi ndërkufitar (BNK) me vendet anëtare të BE, BNK me vende kandidate ose kandidate potenciale dhe bashkëpunimi transnacional: Secili prej tyre ndahet në bazë të prioriteteve/akseve prioritare dhe masave.
Këto programe në kuadër të komponentit të dytë të IPA-s, ku dhe shoqëria civile ka përfituar e të cilat janë drejt përfundimit me disa projekte, janë si vijon:
1. Programi IPA BNK Greqi - Shqipëri (IPA CBC Greece - Albania)
Prioriteti 1: Rritja e zhvillimit ekonomik ndërkufitar
Masa 1.1: Promovimi i ndërmarrësisë
Masa 1.2: Promovimi i turizmit të qëndrueshëm
Masa 1.3: Mbështetja ndaj veprimeve ‘njerëzit për njerëzit’
Masa 1.4: Lehtësimi i aksesit të kufirit nëpërmjet infrastrukturës në shkallë të vogël
Prioriteti 2: "Promovimi dhe zhvillimi i mjedisit dhe burimeve natyrore e kulturore"
Masa 2.1: Promovimi dhe mbrojtja e burimeve mjedisore të zonës
Masa 2.2: Promovimi dhe mbrojtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të zonës
Qarqet përfituese Shqiptare: Vlorë, Gjirokastër dhe Korcë
Për më tepër klikoni këtu
2. Programi IPA BNK Maqedoni - Shqipëri (IPA CBC Macedonia - Albania)
Prioriteti 1: Nxitja e zhvillimit ndërkufitar ekonomik, mjedisor dhe social
Masa 1.1: Zhvillimi ekonomik me theks në fushën e turizmit
Masa 1.2: Zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor me theks në mbrojtjen, promovimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore dhe ekosistemeve
Masa 1.3: Kohezioni social dhe shkëmbimi kulturor përmes veprimeve ‘njerëzit për njerëzit’ dhe ‘institucionet për institucionet’.
Prioriteti 2: Asistenca teknike
Qarqet përfituese Shqiptare: Dibra, Elbasani, Korca
Për më tepër klikoni
3. Programi IPA BNK Shqipëri - Mal i Zi (IPA CBC Albania - Montenegro)
Prioriteti 1: Promovimi i kohezionit dhe konkurrueshmërisë rajonale përmes një qasjeje që integron zhvillimin ekonomik, mjedisor dhe social.
Masa 1.1: Zhvillimi ekonomik me theks ne promovimin e turizmit
Masa 1.2: Mbrojtja dhe promovimi i mjedisit
Masa 1.3: Rritja e kohezionit social nëpërmjet veprimeve ‘njerëzit për njerëzit’
Prioriteti 2: Asistencë teknike për një menaxhim efektiv të programit dhe rrjedhës së informacionit
Qarqet përfituese Shqiptare: Shkodra, Kukësi
Për më tepër klikoni këtu
4. Programi IPA BNK Shqipëri - Kosovë (IPA CBC Albania - Kosovo)
Prioriteti 1: Promovimi i kohezionit dhe konkurrueshmërisë rajonale përmes një qasjeje që integron zhvillimin ekonomik, mjedisor dhe social.
Masa 1.1: Zhvillimi ekonomik me theks ne promovimin e turizmit
Masa 2.1: Mbrojtja dhe promovimi i mjedisit
Masa 3.1: Rritja e kohezionit social nëpërmjet veprimeve ‘njerëzit për njerëzit’
Prioriteti 2: Asistencë teknike për një menaxhim efektiv të programit dhe rrjedhjes së informacionit
Qarqet përfituese Shqiptare: Kukësi, (Dibra, Shkodra si rajone shtesë)
Për më tepër klikoni këtu
5. Programi IPA BNK Adriatic (IPA CBC Adriatic)
Prioriteti 1: Burimet e bashkëpunimit ekonomik, social dhe institucional
Masa 1.1: Kërkimi dhe Inovacioni
Masa 1.2: Mbështetje financiare për SME-të inovative
Masa 1.3: Rrjetet Sociale, Shëndetsore dhe të Punës
Masa 1.4: Bashkëpunimi Institucional
Prioriteti 2: Burimet natyrore e kulturore dhe parandalimi i rrezikut
Masa 2.1: Mbrojtja dhe përmirësimi i mjediseve detare dhe bregdetare
Masa 2.2: Menaxhimi i burimeve e natyrore dhe parandalimi i rreziqeve natyrore e teknologjike
Masa 2.3: Ruajtja e Energjisë dhe burimet e energjisë së rinovueshme
Masa 2.4: Turizmi i Qendrueshem
Prioriteti 3: Aksesibiliteti dhe rrjetet
Masa 3.1: Infrastruktura Fizike
Masa 3.2: Sistemet e lëvizjes së qëndrueshme
Masa 3.3: Rrjetet e komunikimit
Prioriteti 4: Asistenca teknike
Vëndet pjesmarrëse (8): Shqipëri, Mali i Zi, Bosnjë & Hercegovinë, Serbi, Kroaci, Itali, Greqi, Slloveni
Për më tepër klikoni këtu
6. Programi IPA BNK i Evropës Juglindore (IPA CBC Southeast Europe)
Prioriteti 1: Lehtësimi i inovacionit dhe sipërmarrjes
Fushat e Veprimit:
FeV 1.1: Zhvillimi i rrjeteve të teknologjisë dhe inovacionit në fusha specifike
FeV 1.2: Zhvillimi i mjedisit të përshtatshëm për sipërmarrjet inovative
FeV 1.3: Përmirësimi i kushteve të kuadrit dhe hapja e rrugës për inovacionin
Prioriteti 2: Mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit
FeV 2.1: Përmirësimi i menaxhimit të integruar të ujit dhe parandalimi i rrezikut nga përmbytjet
FeV 2.2: Përmirësimi i parandalimit të rreziqeve mjedisore
FeV 2.3: Promovimi i bashkëpunimit në menaxhimin e pasurive natyrore dhe zonat e mbrojtura
FeV 2.4: Promovimi i eficences energjitike dhe burimeve
Prioriteti 3: Përmirësimi i aksesit
FeV: Përmirësimi i koordinimit në promovimin, planifikimin dhe zbatimin për rrjetet primare dhe dytësore të transportit.
FeV: Zhvillimi i strategjive për të trajtuar "hendekun dixhital"
FeV: Përmirësimi i kushteve të kuadrit për platformat multi-modale
Prioriteti 4: Zhvillimi i sinergjive transnacionale për zonat e zhvillimit të qëndrueshëm
FeV: Trajtimi i problemeve të rëndësishme që ndikojnë në zonat metropolitane dhe sistemet rajonale të vendbanimeve
FeV: Promovimi i një modeli të ekuilibruar të zonave të rritjes atraktive dhe të qasshme
FeV: Promovimi i përdorimit të vlerave kulturore për zhvillim.
Vëndet pjesëmarrëse (16): Shqipëri, Mali i Zi, Bosnjë & Hercegovinë, Serbi, Kroaci, Itali, Greqi, Slloveni, Sllovaki, Hungari, Austri, Rumani, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Bullgari, Moldavi, Ukrainë.
Për më tepër klikoni këtu
7. Programi IPA BNK MED (IPA CBC MED)
Prioriteti 1: Forcimi i kapaciteteve inovative
Prioriteti 2: Mbrojtja e mjedisit dhe promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm territorial
Prioriteti 3: Përmirësimi i lëvizjes dhe e qasjes territoriale
Prioriteti 4: Promovimi i zhvillimit policentrik dhe të integruar të hapësirës MED
Vëndet pjesmarrëse (13): Shqipëri, Mali i Zi, Bosnjë & Hercegovinë, Kroaci, Itali, Greqi, Slloveni, Qipro, Spanjë, Portugali, Maltë, Francë, Mbretëria e Bashkuar.
Për më tepër klikoni këtu