// Mbështetja financiare e BE-së për Shqipërinë
HISTORIKU
Përgjatë rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, Komisioni Evropian është angazhuar në mbështetjen e shoqërisë civile nëpërmjet ofrimit të asistencës financiare dhe politike, në kuadër të përmbushjes së prioriteteve kryesore, sikurse përmendet edhe në Udhëzuesin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e shoqërisë civile në vendet e zgjerimit, 2014-2020.
Mbështetja politike e Komisionit Evropian synon të promovojë përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e para-anëtarësimit, nëpërmjet përfshirjes dhe fuqëzimit të saj në formulimin, zbatimin dhe monitorimin e strategjive sektoriale. Gjithashtu, kjo mbështetje synon të inkurajojë Shqipërinë në miratimin dhe zbatimin e një legjislacioni më të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile (OSHC).
Mbështetja financiare e Komisionit synon të zbatojë një sërë instrumentash të ndryshëm financimi, të cilët ndërthuren për t’iu përgjigjur sa më mirë kontekstit, nevojave, prioriteteve, si dhe llojeve të ndryshme të OSHC-ve në vend. Me përparimin e vëndeve të zgjerimit drejt anëtarësimit në BE, Komisioni do të ndihmojë OSHC-të në mënyrë që ato të jenë më pak të varura nga fondet e Bashkimit Evropian dhe donatorëve ndërkombëtarë.
3 janë mekanizmat e Bashkimit Evropian prej të cilave Shqipëria ka përfituar dhe vazhdon të përfitojë asistencë gjatë procesit të para-anëtarësimit: