// Online Poll: Sa e njohim Bashkimin Evropian?
Të kuptosh funksionimin dhe politikat e Bashkimit Evropian nevojitet fillimisht të njohësh bazat e themelimit të këtij organizmi dhe asaj që qëndron në thelb të këtij koncepti. Përfshirja e të rinjve apo qytetarëve në dialogun për anëtarësimin evropian kërkon së pari në njohjen e larmishmëri të gjërë dijesh mbi atë çka përfaqëson BE si institucion, si funksionon dhe çfarë ofron për qytetarët e vendeve anëtare apo ato aderuese siç është Shqiperia.
Per të vlerësuar më mirë këtë dinamikë të përgjithshme Europartner Development në kuadër të projektit “Albanian Youth for EU Integration” ka ndërmarrë një poll online të titulluar “Sa e njohim Bashkimin Evropian?”
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian, zbatohet nga Europartners Development në partneritet me organizatën Zërin Qytetar Lushnjë dhe Fondacionin per Zhvillimin e Mirdites, me mbështetjen e CFCU Albania. Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij sondazhi në linkun si vijon: