// Programi i Evropës për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, COSME 2014 - 2020 / Thirrje për propozime

  • Posted on: 21 June 2018
  • By: admin

COSME - Programi i Evropës për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme 2014 - 2020 vijon të mbajë hapur thirrjen për propozime me temë “Mbështetja e Zhvillimit dhe Promovimit të Produkteve të Turizmit Tematik Trans-nacional: Shfrytëzimi i Sinergjive ndërmjet Turizmit dhe Industrive Kulturore dhe Kreative”

Qëllimi i kësaj thirrje për propozimë është mbështetja e krijimit të partneriteteve ndërmjet SME-ve dhe destinacioneve turistike, zhvillimin dhe promovimin e produkteve të turizmit transnacional përmes industrive kulturore dhe krijuese. 

Objektivi i përgjithshëm i thirrjes është të hulumtojë efektet mbizotëruese të kulturës dhe kreativitetit në produktet dhe shërbimet e turizmit në drejtim të:

  • rivitalizimit të atraksioneve dhe destinacioneve turistike, si dhe diversifikimin e përvojave transnacionale të turizmit
  • zgjatjen e sezonalitetit të destinacioneve të BE-së dhe / ose rritjen e qëndrueshmërisë së ofertave turistike
  • rritja e inovacionit në të gjithë zinxhirët e vlerave të turizmit transnacional

Afati për dorëzimin e aplikimeve : 19/07/2018, ora 17:00 

Për më shumë informacion vijoni në linkun: 

http://ec.europa.eu/research/participants/data/ref/other_eu_prog/cosme/wp-call/cosme-call-cos-toursyn-20180301_en.pdf