// Projektetet Jean Monnet në kuadër të Erasmus +

  • Posted on: 28 January 2018
  • By: admin

Programi Jean Monnet mbështet projektet dedikuar mësimdhënies dhe kërkimeve në lidhje me procesin e integrimit evropian. Ky program mbështet projektet dhe profesorët, përmes aktiviteteve kryesore si kurseve akademike, kërkimit shkencor, konferencave dhe botimeve në fushën e studimeve të BE-së. 

Institucionet dhe shoqatat nga e gjithë bota kanë mundësi të paraqesin një projekt propozim për programin Jean Monnet në kuadrin e një thirrjeje të hapura të Erasmus Plus. Institucionet duhet të njihen ligjërisht në vendin e tyre të origjinës si institucione të arsimit të lartë (në nivel universitar). Profesorët mund të aplikojnë drejtpërsëdrejti në Agjencinë Ekzekutive të Arsimit, Audiovizualit dhe Kulturës, në përgjigje të thirrjeve të hapura për propozime.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është më 22 Shkurt 2018 

Për më shumë informacion klikoni  linkun në vijim: https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/funding/jean-monnet-activities-2018_en