// Projekti të Rinjtë Shqiptarë për Integrimin në BE
Data e Fillimit | 01-10-2019 |
Data e Përfundimit | 01-10-2020 |
Shteti | Shqipëri |
Donator | BE |
Projekti "Rinia Shqiptare për Integrimin në BE" është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian qe zbatohet nga organizata EuroPartners Development në bashkëpunim me organizatën Zeri Qytetar në Lushnjë dhe Fondacioni për Zhvillimin e Mirditës. Projekti synon të mbështesë organizatat rinore në Shqipëri në thithjen e fondeve të BE-së, si dhe të inkurajojë përfshirjen e të rinjve në dialogun mbi procesin e integrimit.
Pavarësisht se Procesi i Integrimit në BE është një nga qëllimet më të rëndësishme për Shqipërinë, roli i të rinjve dhe organizatave rinore në këtë proces nuk është ende aq i fortë, pasi si aktivitetet dhe angazhimit i të rinjve janë përqendruar kryesisht në qytetet e mëdha. Prandaj, projekti Rinia Shqiptare për Integrimin në BE synon të mbështesë organizatat rinore shqiptare për të përthithur më mirë fondet e BE-së dhe t'i angazhojë ata në dialogun për procesin e Integrimit Evropian. Në këtë kontekst, projekti fuqizon OShC rinore dhe të rinjtë për të përmirësuar rolin e tyre në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Aktivitetet e projektit do të bazohen në shtyllat kryesore të mëposhtme:
- Rritja e njohurive dhe aftësive të OShC-ve në lidhje me përfshirjen e organizatave rinore në procesin e integrimit evropian, i cili do t'u mundësojë atyre të përfitojnë në mënyrë efektive nga mundësitë e financimit të BE për të rinjtë dhe organizatat;
- Inkurajimi i përfshirjes e organizatave rinore në procesin e integrimit evropian