// Thirrje e re për propozime në kuadër të INTERREG Adriatiko - Jonian 2014-2020 (ADRION)
Programi i Bashkëpunimit Territorial INTERREG Adriatiko - Jonian 2014-2020 (ADRION) ka shpallur thirrjen e dytë për projekt-propozime në kuadër të Aksit Prioritar nr. 2 të Programit: Rajon i Qëndrueshëm.
Objektivat specifike të këtij aksi prioritar konsistojnë në:
- O.S 2.1 – Promovimi i qëndrueshmërisë dhe mbrojtja e pasurive natyrore dhe kulturore, si asete zhvillimi në zonën Adriatiko-Joniane
- O.S 2.2 – Fuqizimi i kapaciteteve lidhur me trajtimin transnacional (të përbashkët) të problemeve mjedisore, fragmentimi dhe ruajtja e shërbimeve të ekosistemit në zonën Adriatiko-Joniane.
Buxheti në total i thirrjes është 34.3 Mln Euro
Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve: 26 Qershor 2018 ora 15:00 (CET)
Për më shumë informacion rreth thirrjes, rregullave të aplikimit, projekt ideve apo projekteve të financuara në kuadër të këtij programi mund ti referoheni linkut në vijim: http://www.adrioninterreg.eu/index.php/projects/second-call-for-proposals-priority-axis-2/
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar gjithashtu se më datë 11 Prill 2018, e Mërkurë do të zhvillohet në Tiranë ‘Eventi Rajonal i Shpalljes së Thirrjes’ në të cilin do të marrin pjesë dhe organizata e institucione nga vendet e tjera të Programit.
Ky event do të shërbejë jo vetëm si një forum informues mbi thirrjen për të gjithë të interesuarit, por gjithashtu edhe si një mundësi mjaft e mirë për vendosjen e kontakteve dhe krijimin e partneriteteve të mundshme në kuadër të kësaj thirrjeje.
Axhenda, vendi dhe detajet e mëtejshme mbi këtë event do të përcillen së shpejti në ditët në vazhdim.