// THIRRJE PËR PJESËMARRJE

  • Posted on: 26 May 2020
  • By: admin

TRAJNIM: RRITJA E KAPACITETEVE TË ORGANIZATAVE RINORE DHE TË RINJVE NË APLIKIMIN E PROJEKTEVE TË BE-SË

8-9-10 QERSHOR, 2020


Organizata EuroPartners Development në bashkëpunim me Fondacionin për Zhvillimin e Mirditës dhe organizatën Zëri Qytetar Lushnjë, në kuadër të projektit “Të Rinjtë Shqiptarë për Integrimin në BE”, financuar nga Bashkimi Evropian po ndërmarrin një seri trajnimesh me titull “Rritja e kapaciteteve të organizatave rinore dhe të rinjve në aplikimin e projekteve të BE-së.

Trajnimet kanë për qëllim rritjen e njohurive dhe aftësive të organizatave rinore lidhur me përfshirjen e tyre në aplikimin e projekteve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu ju mundëson atyre të përfitojnë në mënyrë efektive nga mundësitë e financimit të BE-së, duke inkurajuar angazhimin e tyre në procesin e integrimit evropian. 

Trajnimi i parë do të zhvillohet në Tiranë në datat 8-9-10 Qershor, 2020 përmes platformës online ZOOM

Shprehni interesin tuaj për pjesëmarrje mund të rregjistroheni në linkun e mëposhtëm brenda datës 3 Qershor, 2020

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeAUjgj4sWmYwFf_AX5nHEBKYMTRfKm...

Për pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni në: blerta.tuci@europartners.al