// Thirrje të reja për propozime në kuadër të Programit "Europe for Citizens - Evropa për Qytetarët"

  • Posted on: 28 December 2017
  • By: admin

Programi Evropa për Qytetaret – Europe for Citizens, ka hapur 4 thirrje të reja për propozime, ndër të cilat 2 i dedikohen bashkive dhe 2 të tjera shoqërisë civile. 

Thirrjet synojnë nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe organizatave nga vende të ndryshme të Evropës, zhvillimin e ndjenjës së përkatësisë në idealet e përbashkëta Evropiane si dhe nxitjen e procesit të integrimit evropian nëpërmjet promovimit të demokracisë dhe pjesëmarrjes aktive qytetare. 

Thirrjet e hapura për Shoqërinë Civile 

  1. Kujtesa Evropiane 2018 (European Remembrance 2018)  
  2. Projektet e Shoqërisë Civile 2018  (Civil Society Projects 2018) 

Thirrjet e hapura për Bashkitë

  1. Binjakëzimi i Qyteteve 2018 (Town Twinning 2018) - Raundi 1 
  2. Rrjetet e Qyteteve 2018 (Networks of Towns 2018) - Raundi 1 

Afati i dorëzimit të aplikimeve për të katërta thirrjet është më datë 01 Mars 2018

Thirrjet e hapura mund ti gjeni në linkun: https://eacea.ec.europa.eu/europe-for-citizens/funding_en

Për çdo detaj jeni të lutur të konsultoni me vëmendje udhëzuesin e secilës thirrje.