// Thirrjet

Procesi i vlerësimit të projekt propozimeve të dorëzuara në kuadër të Thirrjes së Parë të Programit Trilateral Itali-Shqipëri-Mali i ZI ka përfunduar dhe rezultatet janë bërë publike. 

Duhet patur parasysh se buxhetet dhe planet e projekteve do të përshtaten, reduktohen, dhe pas negociatave me Autoritetin Kontraktues, do të financohen projektet në përputhje me fondet që janë të disponueshme.

Vendimin e Komitetit të Përbashkët të Monitorimit së bashku me rezultatet dhe njoftimin për shtyp mund ti gjeni në linkun:

17 Dhj 2017

HORIZON 2020 - Programi i BE-së për Kërkim dhe Inovacion,  me një buxhet rreth 80 miliardë euro, mbështet një mori fushash që synojnë promovimin e konkurrueshmërisë industriale nëpërmjet inovacionit dhe kërkimit shkencor. H2020 mbështet objektivin e Strategjisë “Evropa 2020” për një BE më konkurruese në tregjet globale. 

Komisioni Evropian ka prezantuar së fundmi “Programin Final të Punës për HORIZON 2020", që mbulon vitet buxhetore 2018, 2019 dhe 2020 dhe përfaqëson një investim prej rreth 30 miliardë euro.

14 Dhj 2017

Udhëzuesi për Programin e Erasmus Plus është dokumenti kryesor për tu konsultuar nga kushdo që dëshiron të marrë njohuri të detajuara në lidhje me këtë Program si dhe të gjitha thirrjet për propozime në këtë kuadër. Udhëzuesi është pjesë përbërëse e Thirrjeve për Propozime të Erasmus Plus 2018 dhe përmban informacion të detajuar në lidhje me:

11 Dhj 2017

Programi Erasmus Plus 2018 ka publikuar 2 Thirrje të reja për Propozime bashkëpunimi në lëvizshmërinë dhe shkëmbimet akademike nga ku mund të përfitojë dhe Shqipëria. 

1. International Credit Mobility / Shkëmbime Afatshkurtra për Stafet Akademike dhe Studentët

10 Dhj 2017

Western Balkans Fund (WBF) ka shpallur Thirrjen e Parë për Projekt Propozime Rajonale për këtë vit. 

Projekt propozimet duhet të orientohen drejt fusha tematike të mëposhtme: 

  • Bashkëpunimi Kulturor
  • Shkëmbimet / Bashkëpunimet Arsimore dhe Shkencore
  • Zhvillimi i Qëndrueshëm

Afati i aplikimit është deri më datë 22 dhjetor 2017.

Organizatat e Shoqërisë Civile dhe organizata të tjera jo-fitim prurëse janë të pranueshme dhe inkurajohen të aplikojnë.

03 Dhj 2017

Kjo thirrje mbështet Lotet e mëposhtme:

  • Parandalimi i rrezikut të burgimit / konfliktit me ligjin, si dhe ndihma dhe rehabilitimi për të burgosurit e mëparshëm duke përfshirë forcimin e lidhjeve të tyre me shërbimet e ri-integrimit.
  • Promovimi i të drejtave të LGBT në shoqërinë shqiptare, duke përfshirë në media, vendin e punës, qasjen gjithëpërfshirëse në të drejtat dhe shërbimet, legjislacionin dhe ndërgjegjësimin e publikut
  • Mbështetje për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut

Buxheti total i thirrjes = 1.200.000 Eur

19 Qer 2017

Thirrja 1: Support to Civil Society Organizations capacities / Mbështetje për kapacitetet e shoqërisë civile

Objektivi i thirrjes:  Rritja e kapaciteteve dhe rolit të shoqërisë civile Shqiptare si aktore kryesore e procesit të ndryshimit, promotore e të drejtave të njeriut, transparencës dhe mirëqeverisjes si dhe lirisë së të shprehurit dhe opinionit në partneritet me mediat, luftës ndaj korrupsionit, etj. 

Mbështetja do të ofrohet për 7 (shtatë) Lotet e mëposhtme:

13 Qer 2017

Thirrja 1:  Rrjetet e Qyteteve 2017 / Network of Towns

Objektivi i thirrjes: Nxitja e një bashkëpunimi më të qëndrueshëm midis bashkive dhe shoqatave të cilat punojnë së bashku mbi një temë të përbashkët në një perspektivë afatgjatë. 

Afati për dorëzimin e aplikimeve: 1 Shtator 2017 

Buxheti: 150.000 Euro

13 Qer 2017

Transaction cost support for social enterprise finance / Mbështetje ndaj fuqizimit të fondeve për ndërmarrjet sociale 

Ky grant ka për qëllim të mbështesë ose me fonde direkte, fonde sociale ekzistuese apo ne krijim e sipër, ose të mbështesë nisma të ndryshme për krijimin ose fuqizimin e këtyre fondeve nëpërmjet:

13 Qer 2017

Në kuadër të programit për mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe Medias 2016-2017 bëjmë me dije se Komisioni Evropian ka publikuar në datë 1 Qershor një Thirrje të mbi “Konsolidimin e Rrjeteve Rajonale Tematike të Organizatave të Shoqërisë Civile/Consolidating Regional Thematic Networks of Civil Society Organisations”

07 Qer 2017