// Trajnimi i radhës mbi procedurat e aplikimit për fondet e BE-së në kuadër të thirrjeve të hapura për propozime

  • Posted on: 10 October 2016
  • By: admin

Projekti i OSFA “Fuqizimi i kapaciteteve të shoqërisë civile dhe administratës lokale për përvetësimin e fondeve të BE-së” vazhdon turin e trajnimeve në bashkëpunim me ASPA-n (Shkolla Shqiptare e Administratës Publike) për të ndihmuar njësitë e pushtetit vendor në lidhje me procedurat e aplikimit për fondet e BE-së. 

Synimi i projektit është rritja e informacionit dhe kuptimit sa më të mirë të mekanizmave financiare të BE-së, si dhe asistenca e drejtpërdrejtë për të forcuar kapacitetet e njësive të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile në shkrimin e projekt-propozimeve në kuadër të thirrjeve të reja. 

Ky komponent i trajnimeve i cili ka filluar në vitin 2015, po zbatohet me sukses edhe këtë vit, duke e bërë ndërhyrjen edhe më praktike pasi trajnimet janë organizuar paralelisht me thirrjet e hapura për propozime në kuadër të fondeve të IPA-s për Bashkëpunimin Ndërkufitar.

Si pjesë e kurikulës që po prezantohet në të gjitha rajonet e Shqipërisë aktualisht gjatë muajit Tetor 2016, do të zhvillohet trajnimi i radhës si vijon:

Qarku Berat më datë 5-6 Tetor 2016, ora 9.00 në mjediset e Hotel Tomorit, Berat.

Ky trajnim targeton pushtetin lokal të Qarkut të Beratit por në rast se ka të interesuar nga organizatat e shoqërisë civile ju lutem kontaktoni në: contact@euforalbania.info   

Ju Faleminderit