// Udhëzime

Regjistrohuni në PADOR

PADOR-i është një databazë online ku organizatat e interesuara, për të aplikuar në thirrjet për propozime të Bashkimit Evropian, mund të rregjistrohen si aplikantë potencialë. Në PADOR organizatat kanë mundësi të rifreskojnë në mënyrë të rregullt informacionin e tyre, duke lehtësuar procesin e aplikimit, pasi nuk është më e detyrueshme të ridorëzojnë këtë informacion sa herë që aplikojnë. Më pas, EuropeAid e përdor këtë informacion për të vlerësuar kapacitetet operacionale dhe financiare të organizatave, si dhe të drejtën e tyre për të aplikuar në thirrjet e hapura për propozime.

Për tu rregjistruar në PADOR klikoni këtu
 

Hyni në sistemin e Prospect

PROSPECT është sistemi i ri online i zhvilluar nga EuropeAid për të lehtësuar dorëzimin e kërkesave për thirrjet për propozime në menaxhim të drejtpërdrejtë.

Avantazhet:
Dorëzimi i aplikimeve kthehet në një proces më efikas, pasi I gjithë informacioni i kërkuar dhe dokumentet mbështetëse ngarkohen online, duke eleminuar printimin e të gjithë dokumentave!
Ju dërgon njoftime automatike me e-mail. Nëpërmjet PROSPECT ju mund të ndiqni statusin e aplikimit tuaj në kohë reale; mund të merrni letrën tuaj online në momentin që dalin rezultatet; mund të informoheni menjëherë për Pyetje/Përgjigjet dhe korrigjimet e botuara!

Për më shumë info mbi rregjistrimin dhe mënyrën e funksionimit klikoni këtu

 

Kërkoni partnerë në KEEP

KEEP është burimi kryesor i informacionit të përgjithshëm në lidhje me projektet dhe përfituesit e programeve të Bashkimit Evropian kushtuar bashkëpunimit ndërkufitar, transnacional dhe rajonal mes vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve fqinje.

Me gamën e gjërë të informacionit që përmban, KEEP mund të përdoret për shumë qëllime. Partnerët e ardhshëm drejtues mund të kërkojnë për partnerë bashkëpuntorë. Politikanët lokalë, rajonalë dhe kombëtarë mund të identifikojnë mundësitë për projekte të ardhshme, etj.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

 

Eksploro projekte të ndryshme në CORDIS

CORDIS është portali publik kryesor i Komisionit Evropian, i cili mundëson shpërndarjen e informacionit mbi të gjitha projektet kërkimore të financuara nga BE-ja dhe rezultatet e tyre në kuptimin më të gjerë.

CORDIS përfshin të gjithë informacionin publik të Komisionit (përmbledhje të projekteve, raportet e publikueshme dhe rezultatet); përmbajtjet editoriale në mbështetje të projekteve (lajme, evente, histori suksesi, revista, rezultate të përshkruara shkurtimisht dhe në gjuhë të ndryshme për publikun e gjerë); si dhe linqe gjithëpërfshirëse burimesh të jashtme, të tilla si botime të hapura për publikun dhe faqe të tjera interneti.

Për të eksploruar projektet kliko këtu.
 

PRAG - Guidë praktike mbi procedurat e kontraktimit

Ky udhëzues praktik shpjegon procedurat e kontraktimit që zbatohen për të gjitha veprimet e jashtme të BE-së, të financuara nga buxheti i përgjithshëm i BE-së dhe Fondi për Zhvillimin Evropian. Procedurat e prokurimit ndryshojnë për secilën kategori kontratash, si dhe variojnë brenda secilës kategori, në varësi të vlerës së kontratës.

Për info më të detajuar klikoni këtu

Për të marrë një trajnim të përgjithshëm online mbi PRAG klikoni ketu

 

DG NEAR

Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit pranë Komisionit Evropian është përgjegjëse për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe politikat e fqinjësisë.

DG NEAR ka publikuar disa udhëzime që i ofrojnë mbështetje shoqërisë civile në vendet e zgjerimit.

Për të shkarkuar këto udhëzime klikoni këtu